Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuarit që kanë kërcënuar pjesëtarët e KFOR-it në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar për Ballkani.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka treguar se janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve.

“Nga policia i njëri nga të dyshuari është arrestuar nga policia, ndërsa i me vone edhe i dyshuari i dyte është arrestuar. Janë bastisur shtëpitë dy te dyshuarve, në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit është gjet një pushkë dhe municion. Pas intervsitimit, me urdhër të prokurorit të dy të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi./Ballkani.info

VIDEO BONUS: Berisha: FSK-ja e komandanti saj po bëjnë një punë të mirë