Arrestohen dy të dyshuar për shitje të drogës në Klinë

Njësitet policore të stacionit policor në Klinë, më datën 11.04.2020, rreth orës 12:00 në fshatin Caravikë kanë ndaluar automjetin ‘Golf –IV’ me targa 02-229-CS dhe gjatë kontrollit të dy personave që ishin në makinë është gjetur një sasi droge.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor në Klinë për të zhvilluar procedurat ligjore ndaj tyre.

Me këtë rast është konfiskuar sasia e gjetur e drogës e llojit marihuanë me peshë 1.069 gramë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar ndaj të dyshuarve caktimin e masës ndalim policor prej 48 orësh.