Policia e Kosovës

Arrestohen dy të dyshuar në Gjakovë, u kapën me drogë

Zyrtarët policorë në Gjakovë kanë ndaluar S.K. dhe atij i është gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Më pas, Policia e ka kontrolluar banesën e tij, ku jetonte edhe S.L. Aty janë gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë.

Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Njoftimi i plotë:

Zyrtarë policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Gjakovë, nën dyshimin e përfshirjes së të dyshuarve në trafikim me narkotik, kanë ndërmarrë veprimet policore për të vërtetuar dyshimet e ngritura në këtë rast.

Sot, më 27.09.2023 rreth orës 10:35, në Gjakovë, nga policia është ndaluar personi S.K., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi e substancës narkotike, që dyshohet të jeta marihuanë.

Policia ka kërkuar nga organet e drejtësisë, ka siguruar ‘urdhër për kontroll’ të banesës që shfrytëzohej nga i lartcekuri dhe i dyshuari tjetër S.Ll., (viti i lindjes 1998, mashkull kosovar).

Gjatë kontrollit të banesës janë gjetur edhe dëshmi tjera si: lëndë narkotike, fara kanabisi, peshore, pesë telefona dhe një thikë. Pesha e përgjithshme e lëndës narkotike që dyshohet të jetë marihuanë është 30,88 gr dhe 1.04 gr fara të kanabisit.

Për veprimet lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit pranë Prokurorisë Themelore Gjakovë, provat materiale janë konfiskuar, me vendim mbi ndalimin e personave nga ana e prokurorit, të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë