Arrestohen dy shtetas të Shqipërisë, tentuan të kontrabandonin migrantë në Kosovë

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë.

Në ora 02:20 të së dielës, Policia e Kosovës në afërsi të urës së autostradës në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, ka arrestuar dy shtetas të Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, fillimisht patrulla e Policisë Kufitare ka ndaluar dy automjete të cilat kishin qenë duke pritur nëntë persona refugjatë duke hyrë në automjete, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Shqipërisë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Pas kontrollit, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, shtetas të Shqipërisë, pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale “Kontrabandim me Migrantë”.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

loading…