Prishtinë

Arrestohen dy shtetas të huaj në Prishtinë, dyshohen për falsifikim të parave

Me datë 07.12.2018, Policia e Kosovës ka pranuar një informatën se dy persona të dyshuar (shtetas të huaj) kanë tentuar të mashtrojnë pronarët e bizneseve (dy këmbimoreve) në Prishtinë, duke tentuar të këmbejnë kartëmonedha të euros të dyshuara si të falsifikuara me kartëmonedha të dollarit amerikan.

Gjatë kontrollit që ju është bërë personave të dyshuar, është vërejtur se të njëjtit posedojnë kartëmonedha (valuta nga shtete të ndryshme) tjera e të cilat dyshohet se edhe ato janë të falsifikuara.

Pasi që ka ekzistuar dyshimi i arsyeshëm se të dyshuarit kanë kryer veprën penale “Falsifikim i Parasë” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës ka konfiskuar përkohësisht 4910.00 euro, 2484.00 dollar amerikan dhe 440.00 lira turke.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për të vazhduar me procedurat e mëtejme.