Policia e Kosovës i ka arrestuar sot dy serbë në Podujevë.
Sipas mediave serbe, të arrestuar janë Milena Milojkoviq nga Medvegja dhe fqini i saj, Millosh Ivkoviq po ashtu nga Podujeva.
Ata janë arrestuar pasi që kaluar kufirin jashtë kalimit zyrtar të kufirit, transmeton Ballkani.info.
Sipas Policisë së Kosovës ato po kalonin nëpër rrugë ilegale me mall që nuk kishin dokumentacion.
Ata janë kapur afër fshatit kufitar Medrgovc, i cili gjendet në Komunën e Podujevës. /Ballkani.info/







