Policia e Kosovës

Arrestohen dy romë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në “Lagjen 29” të Fushë Kosovës është sulmuar person nga dy të dyshuar, të cilët pastaj janë arrestuar.

“Viktima mashkull rom/shtetas i Italisë, ka njoftuar se i janë grabitur 450 euro para të gatshme nga dy të dyshuar të panjohur. Njësia policore ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy të dyshuar meshkuj K/romë, të cilët pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit dërgohen në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport.