Arrestohen dy policë në veri të Mitrovicës

Dy zyrtarë policorë të Njësisë kufitare janë arrestuar sot pasdite në veri.

Burime të KosovaPress-it mësojnë se të arrestuarit janë G.S dhe D.K.

Sipas këtyre burimeve, ata janë prangosur në lidhje me dyshimet për veprën “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.