​Arrestohen dy persona të kërkuar në Han të Elezit

Sot, në ora 10:00 në Han të Elezit policët e stacionit të Hanit të Elezit kanë arrestuar dy persona të kërkuar me urdhëresë të gjykatës: H.L (M/K) i moshës 45 vjeçar dhe M.K (M/K) i moshës 41 vjeçar.

Policia ka bërë të ditur se ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’me dënim burgimi me nga nëntëdhjetë (90) ditë.

Në njoftimin e policisë thuhet se pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.