Me datë 27.09.2019 Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Istog, është
njoftuar se sot rreth orës 00:45, tek një pikë karburanti në Istog, ka ndodhur një vjedhje, me
ç’rast disa persona të panjohur janë futur në mënyre të dhunshme nga dritarja e banjos dhe
kanë depërtuar në brendi të objektit për të vjedhur para të gatshme.

Njësitet relevante të Policisë së Stacionit Policor Istog, menjëherë iu kanë përgjigjur
vendit të ngjarjes duke bërë sigurimin e vendngjarjes dhe mbledhjen e dëshmive.

Pas një pune operativo-hetimore nga njësitit i hetimeve është arritur të behët
identifikimi rrjedhimisht arrestimi i personave të dyshuar:

1.B.R. i lindur me 1999m/k/sh
2.L.SH.i lindur me 2000m/k/egjiptian.

Të dyshuarit pas intervistimit nga hetuesit, kanë pranuar veprën e kryer, ndërsa të
hollat e vjedhura ju kanë kthyer pronarit, ndërsa dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të
shtetit dërgohen në mbajtje për 48- orë. Rasti cilësohet “ Vjedhje e Rëndë’

loading…