​Arrestohen dy persona të dyshuar për veprat penale kanosje dhe sulm

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, të enjten rreth orёs 14:10, ёshtё njoftuar se nё fshatin Nakull-Pejё, ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rast.

Në njoftimin e policisë bëhet e ditur deri te incidenti ka ardhur pasi qё personat e dyshuar pёr shkak tё mosmarrëveshjeve pronësore, kanё sulmuar dhe kanosur viktimën.

Viktima dhe dёshmitarёt janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit e rastit.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe intervistuar nga hetuesit dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 23.02.2023, rreth orёs 14:10, ёshtё njoftuar se nё fshatin Nakull-Pejё, ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personat e pёrfshirё nё rast, deri te incidenti ka ardhur pasi qё personat e dyshuar pёr shkak tё mosmarrëveshjeve pronsore, kanё sulmuar dhe kanosur viktimën.

Viktima dhe dёshmitarёt janё shoqёruar nё Stacionin Policor nё Pejё, tё njëjtit janё intervistuar nga hetuesit e rastit.

Tё dyshuarit janё arrestuar dhe janё intervistuar nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dhe pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё”, thuhet në njoftim.