Arrestohen dy persona të dyshuar dhe konfiskohen mbi 23 kilogram substancë narkotike

Policia e Kosovës ka njoftuar që ka arrestuar dy persona duke i konfiskuar 23 kilogram substanca narkotike.

Njoftimine ka bërë olicia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Njësia Rajonale e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik,  pas një hetimi rreth një mujor me datë 29.03.2020, rreth orës 20:45 në rrugën ‘’Kristofer

Kristoforidhi’’ në Prishtinë, ka realizuar një operacion policor i cili ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar nen dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale” Blerja, posedimi, shitja ose shpërndarja e  paautorizuar e narkotikëve, substancave, psikotrope ose  analoge dhe posedim i paautorizuar i armëve dhe municionit”.

Personat e dyshuar tanimë të arrestuar janë:

●G. S. viti i lindjes 1989, mashkull kosovar,

●M. S. viti i lindjes 1983, mashkull kosovar.

Gjatë këtij operacioni policor, në konsultim me prokurorin kompetent janë kryer bastisje në dy lokacione në të cilat banonin personat e dyshuar, ku në pjesë të ndryshme të janë gjetur sasi të llojeve të ndryshme të narkotikëve, të cilat në cilësi të provave materiale janë konfiskuar.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar G. S. janë gjetur dhe konfiskuar;

●13 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme  e dyshuar për substance narkotike të llojit marihune me peshë prej 1.185.8  gram ( 1 kg e 185.8 gram), 

●1 paketim me pluhur të dyshuar si substance narkotike e llojit kokaine me peshe prej gram, 

●1685 euro para të gatshme, 1 peshore digjitale, 1 telefon iphone 7 plus dhe 

●vetura BMW X5 e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Në lokacionin e banimit të personit të dyshuar M. S. janë gjetur dhe konfiskuar;

●58 paketime të formave dhe madhësive të ndryshme  e dyshuar për substance narkotike  të llojit marihuane me peshë prej  21.910 gram ( 21kg e 910 gram ), 

●1 paketim me fara kanabisi me peshe prej 2.2 gram, 

●3 fishek, 2 telefona celulare dhe disa qese që përdoren për përdorimin e narkotikeve.  

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokateve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.