Arrestohen dy persona që kishin kryer vjedhje vitin e kaluar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona për vjedhje.

Më 14 tetor të vitit të kaluar, dy persona në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë kishin kryer vjedhje.

Siç bëhet e ditur në raportin e Policisë, këta persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.