Arrestohen dy persona që dyshohet se e plagosen menaxherin Met Elshanin

Adhurim Lepaja personi i cili dyshohet se ka plagosur, Mehmet Elshanin ish menaxherin e rep-artistit, Fero, është arrestuar sot.

Në policinë e Kosovës kanë konfirmuar se përvec Adhurim Lepajes, është arrestuar edhe një i dyshuar i dytë me inicialet D.K.

Flora Ahmeti, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Rajonin e Prishtinës, se dy të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 16:30 në rrugën, Fehmi Agani në Prishtinë.

“Rreth orës 16:30 nga njësiti i reagimit të shpejt në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë janë arrestuar dy perosna me inicialet A.L dhe D.K të cilët kanë qenë në kërkim policor për një rast “tentim vrasje”. Aktualisht hetuesi janë duke ndërmarr të gjitha masat konform autorizimeve ligjore, ndërkohë që personat e dyshuar janë duke u intervistuar”, ka thënë Ahmeti për insajderin.

Tre muaj më parë në lagjen Dardania në Prishtinë ishte plagosur me armë zjarri, Mehmet Elashni menaxheri i Feros dhe pronari i On Tv-s.

loading…