Janë arrestuar një shtetas shqiptar dhe tjetri serb pasi dyshohen se kanë keqpërdorur kartela bankare duke përfituar materialisht në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarve i janë sekuestruar një veturë dhe dy telefona celularë.

Rasti ka ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar të Vërmicës të hënën rreth orës 15:00.

Me vendim të Prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.