Arrestohen dy persona në Viti, të dyshuar për vrasje në tentativë

Janë arrestuar dy persona të dyshuar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë-thikë dy viktima.

Si pasojë e kësaj dy viktima kanë pranuar tretman mjekësor.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.