Raporti i policisë

Arrestohen dy persona në Skenderaj për posedim të substancave narkotike

Janë arrestuar dy persona në fshatin Qirez të Skenderajt, pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 7.3 gramë marihuanë.

Bëhet e ditur se të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar pasi gjatë kontrollit tek të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 7.3 gramë substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë, dy grinder dhe një pako me rizlla. Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.