Dy persona janë arrestuar dje në fshatin Velezhë të Prizrenit, pasi ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se njërit prej tyre i janë sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR /ARMËMBAJTJE PA LEJE/Fsh. Velezhë, Prizren 08.10.2022 – 13:00. Dy meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se ishin rrahur ndërmjet vete pas një mosmarrëveshje derisa ishin duke prerë dru. Nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë me 5 fishekë”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë pas trajtimit mjekësor të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Ballkani.info







