Arrestohen dy persona në Kodër të Trimave për temtimvrasje e shkelje të arrestit shtëpiak

Policia ka arrestuar dy persona për “vrasje në tentativë” në rastin e ndodhur mbrëmë në Kodrën e Trimave në kryeqytet.

Sipas policisë, i dyshuari është P.S., 32-vjeç, i cili pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kurse personi tjetër i arrestuar është A.I., 38-vjeç, pasi kishte shkelë masën e arrestit shtëpiak dhe është dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Kujtojmë se mbrëmë në Kodrën e Trimave është raportuar për të shtëna me armë në drejtim të një veture në lëvizje.

“Sipas viktimës i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme. Vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja”, u bë e ditur në raportin 24 orësh të policisë.