Policia e Kosovës

Arrestohen dy persona në Gjilan, policia jep detaje

Policia e Kosovës në rajonin e Gjilanit gjatë një kontrolli rutinor ka ndalur dy persona të dyshuar kosovar shqiptar V.A. (1996) dhe D.Z. (2001) për kontrollë .

Gjatë kontrollit tek këta të dyshuar kanë arritur që të gjejnë një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë si dhe një cigare e mbështjellë e dyshuar po me substancë narkotike të cilat janë konfiskuar në cilësi të provave materiale për gjykatë.

“Nga njësitet relevante është bërë testi fushor të cilat kanë rezultuar pozitive në peshë prej 1.6 gr. Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti me kallëzim penal ,,Posedim të substancave narkotike dhe psikotropike”  procedohet në Prokurorinë Themelore në Gjilan.