Arrestohen dy persona në Çagllavicë, dyshohen për prostitucion

Pas një hetimi nga Policia e Kosovës, ka arrestuar dy meshkuj të dyshuar për detyrim në prostitucion.

Të dyshuarit u kapën dje rreth orës 17:30 në Çagllavicë. Nga të arrestuarit, policia bën të ditur se ka sekuestruar dy telefona celularë.

Pas intervistimit, prokurori ka urdhëruar që të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt, derisa hetimet për zbardhjen e këtij rasti janë duke vazhduar.

“Pas një pune hetimore janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën e lartcekur, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy telefona celular. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e policisë.