Arrestohen dy inspektorë të taksave në Shkodër

Janë arrestuar dy inspektorë të taksave në Bashkinë Shkodër.

Inspektorët e arrestuar janë identifikuar si Idlir Dibra dhe Gege Nika.

Ora News raporton se dyshohet që Dibra dhe Nika kanë favorizuar biznese për mos pagim taksash në zonën e Velipojës.

Ndërkohë më 17 korrik dy inspektorë të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër u arrestuan me të njëjtën akuzë.

Bledar Plori, 32 vjeç dhe Isa Mandija 63 vjeç, u vunë në pranga me akuzën “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike“ pasi favorizuan një hotel në Velipojë.

Në njoftimin për shtyp policia tha se Plori dhe Mandija në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke qënë në pozicionin e inspektorit të zbatimit në Drejtorinë e të Ardhurave në Bashkinë Shkodër, me anë të falsifikimit të dokumenteve shpërdoruan detyrën dhe në këmbim të marrjes së ryshfetit në një subjekt (hotel) në plazhin Velipojë, kanë favorizuar këtë të fundit duke mos deklaruar numrin real të dhomave të këtij hoteli me qëllim mospagimin e taksës reale që përfiton Bashkia Shkodër.

loading…