Arrestohen dy burra në Prishtinë për tregti me armë

Të enjten rreth orës 19:40 janë arrestuar dy burra në rrugën “Xhevdet Doda” në Prishtinës pasi që dyshohet se atyre u janë gjetur dy revole dhe dy karikatorë.

Policia ka bërë të ditur se njëri nga të dyshuarit i kishte shitur revolet të dyshuarit tjetër.

Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes me urdhër të prokurorit.