Arrestohen dy burra dhe një grua në Mitrovicë, dyshohen për prostitucion

Dy burra dhe një grua janë arrestuar dje nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion dhe bashkëkryerja”.

Policia njofton se të njëjtit dyshohen se veprën e kanë kryer në qershor të këtij viti, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.

“Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë qershor-2022. Me datë 10.08.2022 janë arrestuar tre të dyshuar (dy meshkuj dhe një femër) kosovare, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprat e cekura”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është në proces hetimor.