Arrestohen dy braziliane e tre kosovarë për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar pesë persona, ku prej tyre dy femra braziliane dhe tre meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “marrje me prostitucion”.

Në raportin 24 orësh thuhet se me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar me procedurë të shpejt në gjykatën kompetente.