Policia e Kosovës ka ndaluar gjashtë persona gjatë vendosjes së gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha për KOHËN se personat u ndaluan për mosrespektim të urdhrave të policit.
“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje”, ka thënë Elshani.







