Arrestohen 5 persona të dyshuar për posedim të marihuanës

Policia e Kosovës ka arrestuar 5 persona në Skënderaj të dyshuar për posedim të marihuanës

Njësitet përkatëse kanë ndaluar tri vetura në të cilat janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jenë mariuhanë pesha e të cilave është 10 kilogramë e 835 gramë.

“Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë pas një pune hetimore, dje në Skënderaj ka ndaluar tri vetura në të cilat janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10 kilogramë e 835 gramë. Lidhur me këtë rast, policia ka arrestuar 5 të dyshuar”, thuhet në komunikaën e Policisë.

Policia ka konfiskuar tri vetura dhe pesë telefona celularë si prova materiale.

Pesë të dyshuarit ( A.L., G.J., E.L., E.M., K.L), me aktvendim të prokurorit, iu është caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh.