Arrestohen 16 shqiptarë në jahtin luksoz, akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore

16 shqiptarë janë arrestuar nga policia holandeze, teksa lundronin me një jaht luksoz, pasi akuzohen për trafik të qenieve njerëzore.

Jahti u bllokua në brigjet e Zelandës së Re dhe mendohet se destinohej për në Angli.

Mediet e huaja raportojnë se bashkë me 16 shqiptarët janë arrestuar dhe 2 shtetas ukrainas.

Policia është duke hetuar këtë rast të trafikut njerëzore, pasi konsiderohet i përsëritur dhe dyshimet janë se bëhet fjalë për një linjë, e cila përdoret vazhdimisht nga grupe që duan të kalojnë emigrantë të paligjshëm në ishullin britanik.