Policia në Gjermani thotë se ka arrestur 10 persona në perëndim të vendit, nën dyshimin se po planifikonin një sulm terrorist.
Një zëdhënës i Zyrës së Prokurorit në Dyseldorf tha se autoritetet janë duke shikuar për lidhjen të mundshme ndërmjet personave të arrestuar dhe grupit militant, Shteti Islamik.
“Ne dyshojmë se ata janë pjesë e IS-it ose simpatizantë të këtij grupi”, tha zëdhënësi.
Të dyshuarit janë dërguar në paraburgim.
Agjencia e lajmeve Dpa ka cituar zyrtarë të cilët kanë thënë se njëri nga të dyshuarit është nga Taxhikistani, ndërkaq nacionaliteti i personave të tjerë të arrestuar ende nuk dihet







