Arrestimi ishte i organizuar, nisja e Salih Mustafës për në Hagë ishte e menjëhershme

Zyra për media e Gjykatës Speciale e ka konfirmuar arrestimin e Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së.

I menjëhershëm ishte vendimi për nisjen e tij në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë gjykata. Sipas njoftimit, Mustafa është duke u transferuar në Hagë ku do të mbahet në paraburgim.

Edhe familjarët e kanë konfirmuar se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.