Arrestimi i kryeshefit të KEK-ut | VV vazhdon sulmin ndaj Prokurorisë edhe në Kuvend

Partia në pushtet i ka vazhduar edhe në Kuvendin e Kosovës sulmet ndaj Prokurorisë së Shtetit, pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi e ka sulmuar Prokurorinë duke përmendur disa raste të cilat sipas tij nuk janë hetuar.

“Nuk ka asnjë rëndësi nëse Nagip Krasniqi është apo nuk është anëtarë i Lëvizjes. Nagip Krasniqi është një profesionist. Z.Krasniqi do të përgjigjet vet, por përpjekja juaj për ta paraqitur Vetëvendosjen si veten tuaj është e pashpresë.”, ka thënë Rrustemi.