Arrestimi i dy hetuesve të krimeve ekonomike të dyshuar për korrupsion: U kapën me mijra euro, dhe dy kallashnikovë FOTO

Inspektorati Policor i Kosovës, mbrëmë ka arrestuar dy hetues të krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës, nën dyshimin për korrupsion. Te ata janë kapur disa mijëra euro, e edhe armë ilegale.

Ishin zyrtarë të lartë në Policinë e Kosovës, në sektorin ku duhej të hetonin krimin financiar, por dyshohet se vetë ishin bërë pjesë e këtij krimi, dhe u merrnin para bizneseve. Inspektorati Policor i kishte nën vëzhgim për një kohë, dhe mbrëmë arrestoi dy prej tyre. Bëhet fjalë për hetuesin e lartë, Lavdim Osmani, dhe për hetusin Lutfi Menxhiqi.

Osmani u kap në vepër, duke marrë ryshfet 1450 euro. Ndërsa, hetuesit tjetër, Menxhiqi, gjatë arrestimit iu gjetën në shtëpi 9 mijë euro para të gatshme dhe dy armë të gjata, kallashnikovë.

Arrestimin e tyre e kanë konfirmuar edhe në policinë e Kosovës.