Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se degradimi i qeverisë ka arritur në përmasa enorme.

“Përderisa kaq shumë zyrtarë qeveritar dhe persona të afërt me qeverinë e partinë në pushtet, janë të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet, të padëgjuara më parë në Kosovë, atëherë akuzat drejtohen vetëm në një adresë”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai tha se koka e tyre është ai që i ka angazhuar dhe i ka veshur me pushtet, kryeministri Albin Kurti.

“Duke pasur parasysh se kemi të bëjmë me një njeri të sëmurë për pushtet, të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm, e që nuk dorëhiqet, obligohet mobilizimi i të gjithë atyre që e dojnë Atdheun dhe që përfaqësojnë interesat e vendit dhe qytetarëve, pa dallime partiake”, ka shtuar Haradinaj.