“Arratiset” një pacient nga Instituti Special i Shtimes

Një person është larguar nga Qendra Integruese, Rehabilituese e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Policia e ka bërë të ditur rastin me anë të raportit 24-orësh.

Bëhet e ditur se rasti është raportuar nga një infermier në këtë qendër, teksa vend-ndodhja e pacientit nuk dihet.

Rasti është nën hetime nga Policia e Kosovës.