Arratiset i burgosuri nga automjeti që po transportohej

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot gjatë përcjelljes për në Gjykatën Themelore në Gjakovë/ Dega Malishevë, i burgosuri G.K i akuzuar për vepër penale “lëndim i lehtë trupor”, është arratisur nga automjeti me të cilin po transportohej.

SHKK menjëherë ka njoftuar Policinë e Kosoves, gjykatën kompetente dhe ka formuar komision hetimor për rrethanat e arratisjes.

“Ndaj tre zyrtarëve që kanë qenë në përcjellje është iniciuar procedura disiplinore, të njëjtit me vendim të komisionit disiplinor janë pezulluar nga puna”, thuhet në njoftim.