Në shtëpinë e Besit dhe Xhensilës kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit.

Xhensila Myrtezaj ka publikuar një video të këndshme, të realizuar në një kënd të shtëpisë.

Këngëtarja tregoi se si e kanë dekoruar pemën e Vitit të Ri si dhe një tjetër kënd të shtëpisë.

Aty pranë dukej edhe Ajka e vogël, e cila po argëtohej në ambientin e ngrohtë, të dekoruar për fundvit.

Kujtojmë se Besi dhe Xhensila ditë më parë ishin në Prishtinë për premierën e filmit “Falco”, detajet e së cilës mund t’i ndiqni në storien e mëposhtme të përgatitur nga “Mirage”.