Armenia nënshkruan marrëveshje me Azerbajxhanin dhe Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka thënë se ka nënshkruar marrëveshje me liderët e Rusisë dhe Azerbajxhanit për t’i dhënë fund luftës mbi rajonin Nagorno-Karabakh, të martën.

Ai ka shtuar se do t’i adresohej popullit ditëve në vijim, raporton Reuters.

Marrëveshja vjen pas gjashtë javësh luftime të rënda. Baku tha të hënën se kishte marrë në dorë dhjetëra vendbanime në Nagorno-Karabakh, një ditë pasi deklaroi fitore se kishte marrë qytetin e dytë më të madh të tij.

Agjencitë shtetërore ruse kanë konfirmuar lajmin, teksa nuk kishte reagim zyrtar të menjëhershëm nga Baku.

“Kjo nuk është fitore, por as nuk do të thotë se jemi mundur derisa nuk e konsideron veten të mundur. Ne kurrë nuk do të konsiderojmë veten të mundur dhe ky do të jetë fillim i ri i një epoke për bashkim kombëtar dhe rilindje”, ka thënë Pashinyan.