Armenët nuk i duan trupat “paqeruajtëse” ruse

Zhirayr Sefilyan, lideri i partisë opozitare armene “Sasna Tser”, gjatë një takimi me mbështetës të tij, ka kërkuar që ushtarët rusë që gjenden në në Armeni të largohen.

Është kërkuar që baza ruse që gjendet në Nagorni-Karabakh, gjoja për të monitoruar armëpushimin me Azerbajxhanin, të zëvendësohet me ushtarë amerikanë.

Kjo deklaratë e liderit opozitar armen, analistët prorusë po e cilësojnë si retorikë anti-ruse dhe ka si qëllim ta paraqesë Rusinë si aleat të padëshiruar për Armeninë”.

Zëra të tjerë armenë, po e fajësojnë Rusinë për humbjen e luftës me Azerbajxhanin, gjatë konfliktit të fundit në Nagorni-Karabakh.

Zhirayr Sefilyan, në mes tjerash deklaroi se, Rusia shumë shpejt edhe vet do t’i largojë ushtarët e saj dhe se Armenia do të mbetet pa mbrojtje. Prandaj, sipas tij, Armenia duhet të kërkojë aleat të ri.

Rusia edhe në të kaluarën ka tërhequr trupat nga vendet ku ka shënuar prezencë ushtarake. Në vitin 2003, Putini tërhoqi trupat ruse nga Kosova, pasi i kishte vendosur fillimisht në aeroportin e Prishtinës.