Armend Zemaj sot mban konferencë për media lidhur me menaxhimin e situatës me koronavirus

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot pritet të mbajë një konferencë për media.

Sipas njoftimit, në këtë konferencë do të bëhet një prezantim i aktiviteteve të zhvilluara në periudhën qershor – dhjetor.

Por me theks në menaxhimin e situatës me koronavirus.

Konferenca pritet të mbahet në amfiteatrin në ish-ndërtesën “Rilindja”, në orën 13:00.