Armend Zemaj kujton xhaxhain e vrarë: Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kujtuar xhaxhain e tij, Tahir Zemaj, në 18 vjetorin e vrasjes.

Zemaj thotë se homazhet për Tahir Zemajn, Enis dhe Hasan Zemajn, janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luften çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre.

“Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj!”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Çdo fillimviti, nga 4 janari 2003, në këtë ditë, neve familjarëve, bashkëluftëtarëve dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, me miq e dashamirë nga të gjitha trojet tona, na gjen në Strellc pran vendit këtu, ku pushojnë përjetësisht, Kolonel Tahiri, Enisi dhe Hasani.

Homazhet për ta, janë momente sa të rënda, aq krenare, sepse e kujtojmë jetën dhe veprën e tyre, në dobi të kombit dhe atdheut, kujtojmë me nderim veprimtarinë atdhetare, luften çlirimtare, betejat e fituara kundër armikut, angazhimin për liri e pavarësi, deri në momentet e fundit të jetës së tyre.

Përgjithmonë në zemrat tona. Lavdi e përjetshme, Kolonel Tahir, Hero i Kosovës, Lavdi Enis dhe Hasan Zemaj!