Armend Zemaj dhe Lul Raka takime në Austri, diskutojnë për sfidat e shëndetësisë

Gjatë ditës së sotme, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe mikrobiologu, Lul Rakapo qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Vjenë të Austrisë.

Zemaj dhe Raka u mirëpritën në Austri nga Oda e Mjekëve të Austrisë, dr. Thomas Szekeres dhe dr. Lukas Stärker

Zemaj, në një postim në “Facebook” ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi u diskutua për sfidat aktuale të shëndetësisë, bashkëpunimin e mirëseardhur ndërmjet profesionistëve tanë shëndetësorë me ata austriakë, për të këmbyer përvojën, ekspertizën dhe aftësimin e kuadrit me vizita studimore dhe profesionale.

“Theksova veprimet tona rreth angazhimit të specialistëve të papunë, 1.500 specializantët e rinj si dhe planifikimet e kuadrit mjekësor konform strategjisë. Theksova se për herë të parë do të miratojmë edhe programin e subspecializimeve për fushat deficitare”, ka shkruar ai.

Sipas tij përfaqësuesit e Odës së Mjekëve Austriak cekën se kuadri mjekësor në Austri është shumë i vlerësuar dhe i kërkuar, andaj me dashamirësi na ofruan specializime dhe subspecializime për fushat që mungojnë në institucionet tona.