Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka lavdëruar buxhetin e vitit 2025.

Ai ka thënë se ky buxhet është i rritjes së zhvillimit ekonomik.

Muja ka thënë se 50 milionë euro janë ndarë për çerdhe të reja, pavarësisht se qeveria ka dështuar ta mbajë këtë premtim.

“Janë katër aspekte që trajtohen këtu: përmirësimi dhe zgjerimi i qasjes në arsim. Janë 50 milionë euro që dedikohen kryesisht për çerdhe të reja. Buxheti parasheh 25 milionë euro për ata që kyçen për herë të parë në tregun e punës. Prioriteti për përmirësim të shëndetësisë, buxheti parsheh buxhet rekord rekord për shëndetësi, tejkalon 370 milionë euro”, tha ai.