Deputeti i LVV-së

Armend Muja e sulmoi zyrtarin që e zbatoi ligjin për grurin, komentuesit e gozhdojnë në facebook

Deputeti i VV-së, Armend Muja, është i vetmi që ka reaguar deri më tash për skandalin me grurë pas bisedave që publikoi Nacionale.

Megjithatë, Muja nuk pati ndonjë kritikë. Ai u kap me zyrtarin Enver Hajrullahu që rezistoi të mos e nënshkruante pranimin e grurit, pasi mungonin edhe 9 tonë.

Muja e ka përmendur faktin që ky zyrtar ishte punësuar sa ka qenë në pushtet Nisma Socialdemokrate, duke e ndërlidhur me pushtetet e kaluar.

Por, komentuesit nuk e kanë ngrënë këtë karrem të Mujës. Shumë prej tyre e kanë gozhduar deputetin e pushtetit.

Komentuesit i kanë kërkuar Mujës të flas edhe për hajninë e grurit e vajit.

Komentet: