Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka thënë se si parti në pushtet, e kanë pasur të siguruara kuorimin për Ligjin e Pagës Minimale, edhe pa Listën Serbe.
Madje, votën e serbëve pro përjashtimit të veteranëve nga rritja e pagës minimale, Muja e ka ndërlidhur diçka me opozitën.
“Paga Minimale: 74 deputetë kanë marrë pjesë në votim për pagën minimale, 68 vota ishin PËR. VV paraprakisht kishte siguruar kuorumin dhe votat për kalim të ligjit. Kur opozita e kanë parë që e kemi kuorumin edhe pa Listën Serbe, ata kanë qëndruar në sallë, pikërisht që t’ia japin një këso spin-i se kinse Lista Serbe ishte vendimtare. Gënjeshtër e qartë, dhe sigurisht plan i ligë, që dështoi. Edhe pa votat e Listës Serbe do të kalonte. Urime kalimin në lexim të parë të pagës së re minimale 264 euro që paraqet rritje për 55% përkatësisht 103%!”, ka shkruar Muja.







