Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka kujtuar një nga hapat e parë të tij në detyrë në vitin 2021 – koordinimin dhe arritjen e marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sigurimin e dronëve Puma për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Mehaj theksoi se ky hap ishte i domosdoshëm për fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së dhe për përmbushjen e vizionit për një mbrojtje moderne dhe efektive.

“Kosova meriton shumë, ne ua kemi borgj dëshmorëve. Faleminderit Kryeministrit për mbështetjen dhe realizimin e të gjitha nevojave që i kam adresuar për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes,” u shpreh ish-ministri Mehaj.

Ky zhvillim shihet si pjesë e procesit të vazhdueshëm të bashkëpunimit strategjik ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.