Trajneri i Kombëtares U21, Rafet Prekazi ka publikuar listën e të ftuarve të Kosova U21, ku më 4 shtator ata do të përballen me Anglinë në Prishtinë
Por, lista nuk ka shkuar edhe pa kritika të mëdha, sidomos nga klubi më i madh në Kosovë, FC Prishtina.
Një ndër talentët më të mirë të kësaj skuadre, Qëndrim Zyba nuk ka marrë ftesë nga Prekazi dhe kjo ka bërë që klubi i kryeqytetit të reagojë me anë të një komunikate në faqen e vetë zyrtare në Facebook.
“Nuk ka vend për Qëndrim Zybën me 16 paraqitje zyrtare me Prishtinën dhe duke zhvilluar të gjitha ndeshjet kryesore e duke bërë dallimin në finale të Kupës me Ballkanin. Dhe, nuk është hera e parë kur seleksionuesi, Rafet Prekazi i shmangë futbollistët e Prishtinës. Opinioni vet le ta gjykoj se a ka pasur vend mesfushori i Prishtinës në këtë listë a po jo!”, shkruhet në reagimin zyrtarë të FC Prishtinës.
Pas këtij reagimi ka ardhur edhe një reagim nga trajneri i Prishtinës, Armend Dallku.
Mosftesën për zybën ai e ka quajtur “një turp” për trajnerin Prekazi.

“E çka me bo më shumë se mi luajt 16 ndeshje zyrtare me FC Prishtinën edhe mos me u ftu. Marre ju qoftë! Por, thirrni mendjes se pastaj po vajtojna pse iku ai ose pse iku ky”, ka shkruar Dallku me disa gabime gramatikore në një status në facebook.







