Armatimet amerikane të pambrojtura nga sulmet kibernetike

Armët amerikane janë të pambrojtura ndaj sulmeve kibernetike, për shkak të vonesave nga ana e Pentagonit në fushën e sigurisë kibernetike dhe të vështirësive për të rekrutuar specialistë, thuhet në një raport auditit qeveritar të publikuar sot.

Në këtë dokument, Zyra Qeveritare e Përgjegjësisë (GAO), thekson se “pajisjet ushtarake amerikane janë gjithnjë dhe më të lidhura në rrjet”.

“Avionët luftarakë janë të mbushur me kompjuterë dhe sensorë, komandimi operacional bëhet në një ekran gjigant, ushtarët dallohen në terren falë GPS-ve dhe anijet e ‘US Navy’ janë gjithnjë dhe më të informatizuara”, vazhdon GAO-ja.

Kato kompjuterë dhe sensorë i bëjnë ushtarët më efikas, por gjithashtu edhe më vulnerabër ndaj sulmeve informatike.