Këngëtarja Arlinda Dragaj, ka ardhur me një projekt shumë të veçantë.
Ajo në kanalin Youtube ka hedhur këngën që ia ka dedikuar nënës së gjithë shqiptarëve, saktësisht, nënës së Adem e Hamëz Jashari, nënës Zahide, shkruan Ballkani.info.
Teksti dhe muzika e këngës janë bërë nga Naim Gjoshi, kurse, orkestrimi nga Fatos Canolli.
Projekti muzikor u xhirua në Prekaz madje, në të ka edhe pamje të xhiruara gjatë kohës së luftës në Kosovë.
Edhe kësaj radhe, Arlinda e ka shkrirë interpretimin, me zërin e saj unik.







