Arkitekti i njohur prishtinas i merr më shumë se 2000 like për 2 orë, është kandidat për deputet

Arkitekti i njohur nga Prishtina, Visar Geci, para më shumë se dy orësh ka bërë një postim interesant në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

Ai në postim ka premtuar se nëse një statusi i tij arrin që të merr më shumë se 2000 pëlqime atëherë ai do të bëhet pjesë e politikës dhe madje do të kandidojë për deputet.

Geci, edhe pse me satirë, duket se nuk e ka pritur që brenda dy orësh t’i marrë më shumë se 2100 LIKE, shkruan Ballkani.info.

“N’ti marrt qiky status përmi 2000 llajka për 24 sahat, pa kandidue edhe une n’qito zgjedhje tyben n’te lafsha” shkroi ai në Facebook.

Ndërkaq tash, Geci ka njoftuar se zyrtarisht është kandidat për deputet.

“Zyrtarisht kandidat për këto zgjedhje! Ju premtoj dashuri, peace, vallëzim, sentisha, plluma t’bardh’, tak-tuk naj lule kamelic’, biseda buz’ detit… e k’so gjana… #MaMutSbahët #MMS #TëDhihemiSëBashku #JuFletKryetari”, ka shkruar ai. /Ballkani.info/

loading…