Arjoni shkon në polici, zbulon gënjeshtrën e Anës

Kohë më parë Arjoni kishte publikuar një foto ku shihej së bashku me Anën në krevat, gjë që shkaktoi shumë debate si në emision dhe në publik.

Por, që të dy përfunduan më përjashtim nga “Për’puthen”, pasi që kishin shkelur rregullat e emisionit.

Ana ishte e ftuar të dielën në “Për’puthen Prime”, dhe tregoi se nuk do të flasë për këtë çështje pasi është në gjykim dhe e ka të ndaluar të jap ndonjë informacion.

Arjoni ditën e djeshme iu është përgjigjur ndjekëseve të tij në rrjetin social “Instagram” në pyetjet që i kishin bërë, ndërsa njëra nga pyetjet ishte në lidhje me këtë çështje.  

“Jam paraqitur bashke me avokatet e mi tek zyra po deri tani nuk ka një padi kundrejt meje”, iu përgjigj Arjoni.

Arjoni është duke e shijuar lidhjen e tij me modelen Serena Sula, të cilën e kanë bërë publike që të dy në rrjete sociale.